Xhoshua Kimih jep shpresë si organizatori i ardhshëm i Bajernit!

Në ndeshjen ndaj Hertës nuk ishte gjithçka për t’u hedhur poshtë, edhe pse kampionët e Gjermanisë sërish nuk shkëlqyen. Fitorja 2-0 e nxorri Bajernin në vend të parë, ndërsa dha një përshtypje tjetër për yllin e mesfushës, Xhoshua Kimih. Kapiteni i ardhshëm u duk më shumë në rolin e organizatorit, sesa në atë të numrit 6, që më shumë luan fort, mbron dhe sulmon. Kimih dha 109 pasime të sakta nga 119 dhe krijoi 11 raste, pra pasime kyçe. Leon Gorecka, që është kritikuar mjaft, u duk mirë në rolin e mesfushorit mbrojtës, dhe kjo dyshe mund të jetë e ardhmja e Bajernit.

Sfidanti.al