Eduart Rroca, asist goli me “aromë” mbijetese në Turqi!

Eduart Rroca ishte sërish i dalluar në elitën e futbollit të Turqisë. Mesfushori shqiptar shërbeu asistin për fitoren 1-0 të Istanbulsporit në ndeshjen ndaj rivalit direkt, Giresunspor, dhe ky sukses i jep shpresë stambollinjve që të sigurojnë mbijetesën në Superligë. Tashmë, ekipi i Rrocës ka forcuar pozitat në vendin e 15-të që është mbi zonën e ftohtë, duke qenë 5 pikë mbi Giresunsporin. Tek Istanbulspori janë gjithsej 6 lojtarë shqiptarë, nga të cilët Rroca e Guri nga Shqipëria, Topallaj, Loshaj e Veliu nga Kosova dhe Etemi nga Maqedonia e Veriut.

Sfidanti.al