Kampionet e volejbollit të femrave në Spanjë, sipas medaljeve kanë fituar ligën e … meshkujve!

Mund të ndodhë edhe kështu. Vajzat e Gran Kanaries fituan titullin kampion në volejboll për femra në Spanjë, dhe u ndodhën më pas përballë një të papriture. Suksesi u arrit pas fitores në ndeshjen e katërt të finales së plej ofit ndaj Tenerifes, pra me rezultatin e përgjithshëm 4-1, dhe menjëherë pas pikës së fundit nisi festa dhe u organizua ceremonia e kremtimit të titullit. Volejbollistet u përqafuan me njëra-tjetrën, bënë foto me celularët e tyre, ndërsa morën medaljet e arta. Gjithsesi, asgjë nuk kishte përfunduar.

Mediat spanjolle, konkretisht e përditshmja “Marka” e Madridit, shkruan se vajzave iu dhanë medaljet e gabuara. Ato morën medaljet që ishin prodhuar për t’ia varur në qafë ekipit kampion të meshkujve. Më pas, organizatorët u detyruan t’u kërkonin të falur, t’u merrnin atë që ishte e gabuar dhe t’u jepnin atë që u takonte. Njëra nga volejbollistet, Helia Gonzalez, u tall në postimin e saj në Tuiter. “Momenti erdhi, – shkruajti ajo, – kampione të ligës spanjolle, por me titullin që kurrë nuk e kishim menduar se do ta fitonim!” Gran Kanaria fitoi titullin e dytë në Spanjë në volejboll për femra në tre vitet e fundit.

Sfidanti.al