Nikola Jokiç dominon sfidën e vështirë ndaj Feniksit të Durantit dhe Bukerit!

Denver hedh një tjetër hap të sigurt drejt finaleve në Konferencën e Perëndimit në NBA. Naxhets thelluan në 2-0 serinë e gjysmëfinaleve kundër Feniks, duke fituar sfidën e dytë në shtëpi me rezultatin 97-87. Suksesi i vendasve ka edhe një herë si protagonist Nikola Jokiçn, që mbylli paraqitjen e tij të shkëlqyer me dy shifra dopjo 39 pikë dhe 16 asist për shokët e skuadrës. Nuk bëjnë punë 35 pikët e Buker dhe 25 të tjera të shënuara nga Kevin Durant, pasi Sans dorëzohen sërish dhe tashmë finalet duken shumë larg.

Sfidanti.al