De Laurentis: Napoli do të kishte fituar më shumë tituj pa parregullsi

Është në prag të një triumfi të madh që do të mbetet në histori. Edhe pse matematika e titullit nuk u sigurua në ndeshjen shtëpiake ndaj Salernitanës, sërish Napoli ka gjithçka në dorë në Serinë A, dhe me shaka thuhet se festimet do të trefishohen. Presidenti Aurelio De Laurentis ka fjalë lavdërimi për ekipin e tij, por edhe akuza. “Ky që po fitojmë ne është titulli i ndershmërisë, – tha ADL, – do të kishim fituar edhe më shumë nëse nuk do të kishte pasur parregullsi”.

Sfidanti.al