Trajneri i Mançester Sitit besohet se po u shtie frikën rivalëve, duke bërë një deklaratë të fortë. Pasi Erling Halandi arriti 50 gola këtë sezon, ndërsa po udhëheq ekipin drejt tre trofeve, Pep Guardiola parashikoi se norvegjezi do të përmirësohet edhe më shumë. “Ai ka ende nuk mundësi për t’u përmirësuar, – tha tekniku katalanas, – vitin tjetër Halandi do të jetë edhe më i mirë”. Siti është favorit për të fituar titullin, është në finalen e Kupës së Anglisë përballë Mançester Junajtidit, si dhe në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Realit të Madridit.
Sfidanti.al