Arteta: Ende besoj se Arsenali mund ta fitojë Premier Ligën!

Natyrisht, Mançester Siti ka epërsinë, ndonëse ndodhet një pikë prapa. “Qytetarët” kanë dy ndeshje më shumë për të luajtur, por ende asgjë nuk ka përfunduar, ndaj edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbetet me shpresë. “Nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, – tha ai, pas fitores 3-1 në “Emirejts” ndaj Çelsit, – ne ende kemi mundësi të fitojmë Premier Ligën, edhe pse Siti ka avantazhin”. Odegard shënoi dy herë për vendasit në derbin e Londrës dhe Gabriel Zhezus shtoi një tjetër, ndërsa Madueke realizoi për Çelsin.

Sfidanti.al