Ishte derbi i Kalifornisë dhe ishte në fushën e kampionëve. Gjithsesi, Los Anxhelos Lejkërsat janë kthyer papritur në një ekip shumë të veçantë në këtë plej of e gjithçka mund të arrijnë. Këtë e tregoi fitorja 117-112 në fushën e Golden Stejtit. Entoni Dejvis pati një paraqitje të madhe me 30 pikë, 23 topa në tabela, 5 asistë dhe 4 bllokime gjuajtjesh, ndërsa Lebron Xhejmsi shtoi 23 pikë e 11 topa në tabela. Lejkërsat kanë edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë si Denis Shrëder dhe D’Anxhelo Rasëll. Stef Kërri shënoi 27 pikë dhe Klej Tompson 25 për vendasit.
Sfidanti.al