Përse ndodhi dënimi i parë në karrierën e Lionel Mesit?!

Tek Barcelona nuk kishte ngjarë kurrë, dhe as nuk mund të imagjinohej. Pavarësisht acarimeve të viteve të fundit, nuk erdhi puna që Lionel Mesi të pezullohej nga klubi, pra të merrte ndonjë ndëshkim disiplinor. Ai ishte ylli i ekipit dhe mbante skuadrën “në krahë”. Tek PSG po ndodh ndryshe, pasi vetë Mesi bëri shkeljen që solli reagimin e drejtuesve. Ai paska udhëtuar drejt Arabisë Saudite pa marrë leje, duke thyer disiplinën “në punë”, ndaj edhe presidenti Al Helaifi ka vendosur ta pezullojë me 2 javë. E qartë, që Mesi do të largohet në fund të sezonit.

Sfidanti.al