Barcelona fare pranë titullit, mendon edhe Reali që ta ndihmojë!

Gara është e mbyllur, por matematika pengon Barcelonën të festojë përpara kohe titullin kampion në La Liga. Skuadra blaugrana sigrueoi një tjetër fitore në kampionatin spanjoll, duke mundur 1-0 Osasunën. Megjithëse me një lojtar më shumë që nga mesi i pjesës së parë, të besuarit e Ksavit vonuan për të gjetur rrugën e rrjetës. Vetëm në minutën e 85-të, Zhordi Alba shënoi golin e epërsisë dhe të fitores për Barcelonën, që thellon në 14 pikë diferencën me rivalët e përjetshëm të Real Madrid në krye të renditjes. Në këtë mënyrë, skuadra nga Katalonja mund të festojë zyrtarisht rikthimin te titulli kampion në La Liga, pasi i duhet vetëm një pikë në pesë ndeshjet e mbetura.

Për të afruar kundërshtarët e mëdhenj me triumfin ka menduar vetë Real Madrid. Me mëndjen te gjysmëfinalja e Champions dhe me shumë mungesa, “los blankos” u dorëzuan pa kushte 2-0 në fushën e Sociedad. Në fillimin e pjesës së dytë, baskët shënuan golin e epërsisë me Kubo. Kartoni i kuq i Karvahal ia vështirësoi punën madrilenëve, që pesë minuta nga fundi morën goditjen “Nok-aut”, duke pësuar edhe golin e dytë. Tashmë që kanë dorëzuar trofeun në duart e Barclonës, Karlo Ançeloti dhe skuadra e tij mendojnë vetëm për gjysmëfinalen e Champions kundër Mançester Sitit.

Sfidanti.al