Në Ligën e Parë të Rumanisë, protagonist ishte ish-mbrojtësi i kombëtares, Naser Aliji, në sfidën që ekipi i tij Volontari luajti dhe fitoi 3-2 në fushën e Universitateas së Kluzhit. Aliji dha asistin për golin e fundit të ekipit të tij në minutën e 87-të, që solli edhe fitoren. Ky ishte asisti i pestë në këtë kampionat për mbrojtësin shqiptar, që gjithashtu ka shënuar edhe një gol, ndërsa Volontari synon të kualifikohet në Ligën e Konferencës.
Sfidanti.al