Tensionet kanë nisur të shfaqen në ambientet e Real Madridit mes trajnerit José Mourinho dhe presidentit Florentino Pérez. Sipas “Mundo Deportivo”, brenda klubit është folur për përplasjen e parë mes dy figurave kryesore të skuadrës madrilene. Situata vjen në një moment delikat për Realin, pas rezultateve të fundit në La Liga. Madrilenët kanë pësuar dy humbje në katër ndeshjet e fundit dhe tashmë ndodhen gjashtë pikë pas Barcelonës.
Një tjetër çështje që ka shtuar tensionet lidhet me merkaton e transferimeve. Raportohet se afrimet e realizuara nuk kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë e Mourinhos. Trajneri portugez kishte deklaruar më herët se merkatoja e Real Madridit ishte e mbyllur, por kishte lënë të hapur mundësinë që klubi të bënte edhe një tjetër afrim.
Tashmë, vëmendja është kthyer te marrëdhënia mes Mourinhos dhe Florentino Pérezit, ndërsa situata bëhet edhe më interesante për shkak të kalendarit. El Clásico është vetëm rreth një muaj larg dhe rezultatet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për atmosferën brenda klubit. Në Madrid, çdo hap i Mourinhos dhe Pérezit po ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa presioni rritet para përballjes së shumëpritur me Barcelonën.

