Pritja e së shtunë ishte madhështore. Futbollistët e Realit u brohoritën si heronj ndërsa mbërritën në “Bernabeu” për ndeshjen e La Ligës ndaj Barcelonës, veçse pas dy orësh gjithçka u përmbys. Skuadra pësoi humbjen e dytë në 4 ditë ndaj Barçës, humbën shanset në kupë dhe kampionat, dhe tifozët shpërthyen në sulme të ashpra. Tashmë

