Inter identifikon përforcimet, por i mungojnë 50 milionë euro!

Kaq është diferenca mes dëshirës dhe realitetit për drejtuesit e Interit. “La Gazeta delo Sport” informon se trajneri Konte dhe drejtori Marota kanë identifikuar shumicën e lojtarëve për rolet që duhen plotësuar, 4 nga 5 gjithsej, veçse do të ketë shumë punë për të “ngushtuar” hendekun financiar mes kërkesës dhe ofertës. Zyrtarisht, zikaltërit ende nuk kanë bërë asnjë veprim, por gazeta njofton se “identikitet” janë ata të Edin Xhekos, Nikolò Barelës, Valentino Lazaro dhe Romelu Lukaku.

Në total, nga Interi kërkohen 177 milionë euro, nga të cilët 25 milionë për Lazaron, 50 milionë euro për Barelën, 22 milionë për Xhekon dhe 80 milionë për Lukakun. Këto janë pretendimet e Hertës së Berlinit, Kaljarit, Romës dhe Mançester Junajtidit. Po Interi, si e mendon? Marota, për momentin, i thotë Kontes se shpenzimi mund të arrijë deri në 133 milionë euro, pra 44 milionë euro më pak se kërkesat. Zikaltërit japin 20 milionë për Lazaron, 40 për Barelën, 13 për Xhekon dhe 60 milionë për Lukakun. Interistët po mendojnë “operacionet në dalje”, ku përmenden emrat e Politanos, Radut dhe Salsedos, por për momentin ende jo ai i Ikardit.

Sfidanti.al