Bufon, foto për mesazh, por sa rregulla qarkullimi ke shkelur!

Pa rrip sigurimi, me njërën dorë të zënë me një kapele, me kufje në vesh, dhe me shpejtësi ndoshta 155 km në orë. Këto janë të paktën katër rregulla qarkullimi të shkelura nga Xhanluixhi Bufon, portieri 41-vjeçar italian, diçka që ai vetë e tregon botërisht duke vendosur një foto në faqen e tij në rrjetet sociale.

Gardiani i Paris SG e hodhi foton në faqen e tij në Tuiter, duke dashur të jepte një mesazh, dhe si përshkrim (diçiturë) shkruhej: Rregulli i vetëm i qarkullimit është që të mos kthehesh ashtu siç je nisur, duhet të kthehesh i ndryshëm”. Duket se edhe Bufoni qenka përfshirë nga kompleksi i “ndryshimit”, diçka që besohet se e kanë njerëzit me një lloj konfuzioni në jetën e tyre (pavarësisht karrierës së lavdishme dhe pasurisë së madhe). Nëse do të kishte qenë më i kthjellët portieri-legjendë do të kishte shkruar “duhet të kthehesh më i ditur”, apo “më i ndërgjegshëm”, ose më thjesht “më i mirë sesa ishte kur u nise”.

Sfidanti.al