Ferrari 2002 i Shumaher në ankand; pritet të shitet me cmim marremendës

Makina Ferrari e Mikael Shumaher me të cilën gjermani dominooi Botërorin e Formula 1 të vitit 2002 do të shitet në ankand. është pikërisht Shtëopia e njohur e Ankandeve RM Sotheby që ka organizuar shitjen e kësaj makine në eventin që do të mbahet në Abu Dabi në 30 nëntor.

Me makinën F2002, Mikael Shumaher fitoi në Imola, Zeltveg, Manji Kur në Francë ku siguroi edhe titullin botëror. F2002 në një vit fitoi gara në Australi, Brazil, San marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani, Francë, Gjermani, Belgjikë e Japoni

Makina F2002, falë motorit të tij me 10 cilindra V3000 prej 823 kuaj fuqi e 17800 xhiro në minutë, është konsideruar si majina Ferrari me zhurmën më tërheqëse të të gjitha kohërave. Sipas përllogaritjeve të kryera, F2002 vlerësohet me 5.5-7.5 milionë Dollarë, por mund të ndodhë që në ankand të dalë dikush që të jetë gati të paguajë një shifër akoma më të lartë, duke parë që një makinë F2001, fituese e vetëm një gare u shit në ankanin e Sotheby për 7.5 milionë Dollarë.

sfidanti.al