Maradona me Alzhaimer? El Pibe de Oro mohon: Nuk po vdes

Përpara një jave, Diego Armando Maradona dha dorëheqjen e tij nga drejtimi i Dorados për arsye shëndetësore, por në Argjentinë filluan të qarkullojnë zëra se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë teksa u tha se ai ishte goditur nga Alzhaimeri. El Pibe De Oro reagoi menjëherë ndaj këtyre zërave duke përgënjeshtruar gjithcka, por pa e bërë të qartë, gjenden e tij shëndetësore

‘Njerëzit e prekur nga Alzhaimer vdesin, unë nuk po vdes-tha Maradona në rrjetet sociale-këta bij… po kërkojnë të bëjnë konfuzion dhe kjo mua nuk më pëlqen’

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, Maradona ka kryer ekzaminime normale mjekësore për problemet me pagjumësinë, ndërsa miku dhe menaxheri i tij Morla qartësoi: ‘Maradona nuk ka kryer asnjëhere teste mjekësore per Alzhaimer. E la Dorados vetëm sepse do të operohet në shpatull dhe në gju-u shpreh Morla.

sfidanti.al