Fernando Torres, idhulli i tifozëve të Atletiko Madrid dhe Liverpulit(deri në transferimin e tij te Celsi), vendos t’i thotë mjaft futbollit të luajtur. Sulmuesi 35 vjecar që është në kampionatin japonez zyrtarizoi tërheqjen nga fushat e gjelbërta të lojës duke trishtuar jo pak admiruesit e këtij sporti në kontinentin evropian.
I konsideruar si një prej qendërsulmuesve më të mirë në futbollin kontinental, Fernando Torres diti t’u fitojë zemrat të gjithëve me elegancën, teknikën dhe lojën e tij duke qenë i aftë të shënojë gola fantastikë e vendimtarë gjatë karrierës së tij.
Tani në vitin 2019 ai vendosi që të lërë futbollin sigurisht për shkak edhe të dëmtimeve të shumta që duket se ia shuan dëshirën për të vijuar sportin më të dashur në botë. I formuar në akademinë e Atletikos së Madridit, Fernando Torres e nënshkroi kontratën e tij të parë si futbollit profesionist kur ishte vetëm 15 vjec, ndërkohë që debutimin e tij e bëri në Segunda Division në maj të vitit 2001 kundër Leganes. Pas dy sezoneve të komplikuara në Divizionin e dytë të futbollit spanjoll, Torres filloi të fitojë pak nga pak hapësira në La Liga deri në shpërthimin përfundimtar të tij. Në 5 sezonet e aktivizimit të tij në La Liga Torres gjithnjë ka arritur të shënojë mbi 13 gola ndërkohë që shkëlqimin më të madh e pati te Kombëtarja spanjolle e sidomos Liverpuli
Në 2007, Liverpooli bëri blerje rekord për kohën teksa shpenzoi 20 milionë Paund për kartonin e Fernando Torres me spanjollin që e shpërbleu besimin e The Reds duke shfaqur versionin më të mirë të tij. Ndërsa te Spanja pati lavdinë më të madhe duke fituar dy Evropianë në 2008 dhe 2012 dhe Botërorin e 2010. në 2012 u bashkua me Celsin duke fituar Ligën e Kampioneve të atij viti, por afeksioni mes tij dhe tifozëve nuk ishte i madh dhe në këtë pikë ndikuan edhe dëmtimet e shumta e karakteri i tij. Në karrierën e Torres është edhe një etapë te Milani përpara se të kthehej te Atletiko Madrid, për ta lënë më pas sërish këtë skuadër për atë japoneze të Sagan Tosu.
sfidanti.al