Clarence Seedorf është trajneri i ri i Corinthiansit. Klubi brazilian ka zyrtarizuar afrimin e ish-futbollistit të njohur holandez, i cili rikthehet në pankinë pas shtatë vitesh larg drejtimit të një skuadre.
Seedorf, ish-trajner i Milanit, ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit brazilian deri në fund të vitit 2027. Përvoja e tij e fundit si trajner ishte me përfaqësuesen e Kamerunit, në vitin 2019.

