Bayern Munich është i vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me Harry Kane, ndërsa negociatat mes palëve po ecin në drejtimin e duhur.
Sipas ESPN, drejtuesit e klubit bavarez janë shumë optimistë për arritjen e një marrëveshjeje të re me sulmuesin anglez, i cili është përshtatur mjaft mirë në skuadrën gjermane.
Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, ka konfirmuar se klubi është “shumë pozitiv” për ecurinë e bisedimeve, megjithëse deri më tani nuk është nënshkruar asnjë kontratë e re.

