Në Shqipëri duhet t’i analizojnë mirë këto pamje. Ultrasit e Frankfurtit dhe Gllazgou Rejnxhërsit u përplasën me njëri-tjetrin një ditë para finales së Ligës së Europës që luhet sot në Sevilje të Spanjës. Kjo, vetëm pak muaj pasi tifozët e skajshëm të Frankfurtit u përleshën me ata anglezë të Uest Hemit, po në këtë qytet.

