Nëse në Champions gjithçka po shkon mirë, të paktën përsa i përket rezultateve, në kampionat duhet të bëhet një shkundje. Papritur, Bajerni po ka probleme aty ku nuk ka pasur këta vjet, dhe Bundesliga merr prioritet pas ndeshjeve me Interin e Barcelonën. Tre barazime radhazi kanë krijuar shqetësime, ndërsa këtë të shtunë luhet derbi i Bavarisë në fushën e Augsburgut. A mundet t’i marrë barazimin bavarezëve një ekip që nuk ka barazuar në 16 ndeshjet e fundit? Ndoshta, jo. Trajneri Nagelsman do të bëjë ndryshime në mbrojtje, ndërsa mund të aktivizojë Goreckën në vend të Zabicerit në krah të Kimihut në mesfushë.
Formacioni i mundshëm
Bajerni (4-2-2-2): Nojer, Mazraui, Upamekano, De Ligt, Dejvis, Kimih, Gorecka, Sane, Mane, Myler, Musiala.
Sfidanti.al