Fuqia financiare e Premier Ligës? Kur Noruiçi fitoi vjet mbi 100 milionë!

I tillë kampionati anglez që sezonin e kaluar shpërndau mbi 2.5 miliardë paundë stërlina fitime për 20 skuadrat pjesëmarrëse. Mançester Siti vërtet realizoi fitimet më të mëdha me mbi 153 milionë paundë stërlina dhe Liverpuli futi në xhep mbi 151 milionë, porse në Premier Ligë ka fitime të mëdha për të gjithë. Edhe Noruiç Siti që doli në vendin e fundit dhe madje me diferencë pikësh me të tjetër fitoi 100.6 milionë paundë stërlina, hera e parë që një ekip që del i fundit dhe bie nga kategoria e kalon kufirin e 100 milionë paundëve.

Sfidanti.al