Kanë kaluar më shumë se 30 vjet që nga shpërbërja e dy superfuqive të koshit në kontinentin tonë, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik. Epërsia e ekipeve si Serbia, Kroacia, Sllovenia, Lituania apo edhe Rusia vazhdoi edhe për disa kohë, sidomos për serbët (që ishin jugosllavë deri në 2005), por tashmë “muzika” ka ndryshuar. Spanja dhe Franca janë padyshim skuadrat më të mira të Europës për vitet e fundit. Jo më kot, Spanja doli kampione e botës në 2019, ndërsa Franca eliminoi në atë Botëror, SHBA-në në çerekfinale. Po ashtu, Franca luftoi dhëmbë për dhëmb me amerikanët në finalen olimpike të Tokios vitin e kaluar. Finalja e Eurobasketit këtë të diel do të jetë pikërisht Spanjë-Francë. Iberikët mundën Gjermaninë vendase 96-91 në Berlin, ndërsa Franca eliminoi Poloninë duke e mundur thellë 95-54.
Sfidanti.al