Fjalët e tij janë të prera, pasi ai e njeh veten dhe e di pak a shumë se çfarë i duhet. “Unë dua që ta prek topin vetëm 5 herë në ndeshje dhe të shënoj 5 gola”, – thotë Erling Halandi, dhe sulmuesi norvegjez i afrohet kësaj dëshire me mënyrën sesi luan. Edhe pse bën pjesë tek Mançester Siti, njëri prej ekipeve me më shumë prekje topi në botë, sërish 22-vjeçari deri tani angazhohet pak në spektaklin e të besuarve të Pep Guardiolës. Statistikat thonë se Halandi jep mesatarisht 12.3 pasime për ndeshje dhe ka mesatarisht 22.1 prekje topi për ndeshje, ndërsa ka shënuar 13 gola në 8 ndeshje në Premier dhe në Champions. Ai ka statistikat më të ulëta se çdo numër 9 në këto konkurrime, dhe shënon 1 gol në vetëm 14 prekje topi!
Sfidanti.al