Dani Alvesh zgjedh Mesi mbi Pelen, si më të mirin në botë

Duke qenë brazilian, ai nuk e përfshiu në debat legjendën tjetër, Diego Armando Maradona. Dani Alvesh vlerësoi dy superyje të tjerë si më të mirët e historisë së futbollit dhe këta ishin Lionel Mesi dhe “Mbreti” Pele. “Nëse më pyesni kush është më i madhi në histori, unë do të thoja Mesi, – theksoi ish-mbrojtësi i Barcelonës, që luajti në krah të Argjentinës, – Natyrisht, Pele ndryshoi futbollin, këta yje janë më të mëdhenj sesa futbolli. Pastaj, unë jam brazilian”.

Sfidanti.al