Çfarë do të ndodhë nëse Vinisiusi “vallëzon” nëse shënon në derbi?!

Mesfushori Koke i Atletikos e paralajmëroi se “do të ketë sherr në fushë nëse ai e bën këtë gjë”. Do të luhet këtë të diel në orën 21:00 derbi i Madridit në “Uanda Metropolitano” ndaj Realit, dhe sulmuesi brazilian, Vinisius, ka marrë një paralajmërim të ashpër që të “sillet mirë”. Gjithsesi, pas fjalëve të Kokes, ka ardhur një mbështetje e madhe nga Brazili apo nga yjet brazilianë për shokun e tyre të kombëtares. Nejmari shkruajti në rrjetet sociale “vallëzon, Vini, vallëzo” dhe atë e përkrahën të tjerë si Paketa, Rafinja, Reinier Zhezus.

Sfidanti.al