Dy veteranë realizuan në ndeshjet e së enjtes në garën e dytë më të rëndësishme të klubeve në kontinentin e vjetër. Kristiano Ronaldo, që është 37 vjeç, e bëri për Mançester Junajtidin në fushën e Sherifit të Tiraspolit në fitoren 2-0, edhe pse shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Gjithsesi, rekordin e vendosi spanjolli Hoakin. Ylli i Betisit u bë shënuesi më i vjetër në historinë e Ligës së Europës në moshën 41 vjeç e 56 ditë! Betisi fitoi ndaj Ludogorecit nga Bullgaria, ndërsa Hoakin kaloi rekordin e norvegjezit Hestand që shënoi për Molden në 2015 në moshën 40 vjeç e 98 ditë.
Sfidanti.al