Suksesi në Champions nuk mund të fshihte gjithçka. Kështu edhe ndodhi me Bajernin që, pas fitores së rëndësishme edhe pse jo shumë bindëse ndaj Barcelonës, pësuan një humbje të rëndë në Bundesligë. Skuadra e trajnerit Julian Nagelsman i mposht minimalisht 0-1 në fushën e Augsburgut, në një derbi të vogël të Bavarisë, dhe golin e vetëm e shënoi një lojtar me origjinë shqiptare. Mërgim Berisha, sulmuesi 24-vjeçar që ka luajtur edhe për Gjermaninë U21, tundi rrjetën në minutën e 59-të, dhe kampionët nuk mundën të përgjigjeshin. Çfarë po ndodh me superfuqinë gjermane? Kriza në Bundesligë është e qartë pasi tashmë janë 4 sfida pa fitore, dhe u pësua humbja e parë. Nga ana tjetër, sulmuesi kryesor Sadio Mane nuk shënon prej 6 ndeshjesh.
Tashmë, Bajerni ka mbetur prapa në renditje, me Dortmundin që me 15 pikë është mbi bavarezët që kanë mbetur në 12. Borusia përfitoi nga disfata e rivalit duke fituar gjithashtu minimalisht në derbin ndaj Shalkes në “Signal Iduna Park”. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga sulmuesi adoleshent Jusufa Mukoko, që mban rekordin si golshënuesi më i ri në historinë e kampionatit gjerman. Rivaliteti për momentin duket i madh edhe me ekipe si Unioni i Berlinit, Frajburgu, Hofenhajmi apo Frankfurti që janë pranë kreut, ashtu si Dortmundi e Bajerni.
Sfidanti.al