Përse e pranoi Xhoshua ndeshjen me Fjurin? Nuk kishte shans tjetër!

Kështu thotë vetë menaxheri i tij, Edi Hërn. Pas dy humbjeve me ukrainasin Oleksandr Usik, Entoni Xhoshua nuk kishte mënyrë tjetër për të ngritur në këmbë karrierën e tij, edhe pse mund ta bënte përmes një ndeshjeje me Diontej Uajlderin. Gjithsesi, Hërn thotë se Xhoshua pranoi kushtet e Tajson Fjurit për “Betejën e Britanisë” në peshat e rënda në boksin profesionist. “Nuk kishte mundësi tjetër, – thotë menaxheri, – ose tani, ose kurrë me Fjurin. Ky i fundit mund të ndeshej me Usikun dhe pastaj të tërhiqej fare nga boksi, edhe nëse do të fitonte, ose do të humbiste”. Ndeshja e dy anglezëve do të jetë në 3 dhjetor në Stadiumin “Principal” të Kardifit në Uells. Fjuri do të marrë 60 për qind të fitimeve dhe Xhoshua 40 për qind.

Sfidanti.al