Kur e mori në 2021 u bë festë e madhe me “fanfara” e lule, sepse u kthye biri në shtëpi. Kristiano Ronaldo erdhi tek Mançester Junajtidi i shoqëruar nga një ndjenjë e fortë nostalgjie dhe besimi se do ta nxiste ekipin të kthehej tek trofetë. Kjo gjë nuk ndodhi edhe pse portugezi shënoi sërish mjaft gola. Për më tepër, CR7 duket se po ngjan më shumë me një “orendi” pa vlerë që duhet larguar nga banesa. Pasi dështoi plani i përbashkët që ai të ikte në një ekip tjetër në verë, po mendohet sërish që kjo të ndodhë në janar. Sipas mediave angleze, Junajtidi mund të kursente rreth 30 milionë paundë stërlina në sezon nga prishja e kontratës me Kristianon, ndërsa “Deili Meil” shkruan se trajnerit Erik Ten Hag mund t’i jepen 100 milionë paundë stërlina në janar për të bërë përforcime të tjera.
Sfidanti.al