Cili lojtar është “virusi” i Lacios për të cilin flet Sarri?!

Trajneri u tregua shumë i ashpër dhe pa ekuivok, ndonëse disi i mistershëm në përfundim të ndeshjes së humbur 1-5 në Danimarkë ndaj Mitjulandit. Katastrofa ishte kaq e rëndë saqë Mauricio Sarri vendosi të reagonte edhe pse mund të krijonte probleme në skuadër dhe në klub. “Në ekipin tonë ka një virus (germe), – tha tekniku, – nëse është faji im, jam gati të bëj një hap prapa. Nëse është ndonjë lojtar, ai duhet larguar menjëherë”. Sarri thotë se të gjithë lojtarët (përfshi edhe Hysajn) ishin jashtë loje, jo me mentalitetin e duhur, me mendjemadhësi duke e menduar ndeshjen të fituar pa u luajtur ende. “Me këtë mentalitet nuk fitohet në Itali, por aq më keq në Europë”, – tha ai.

Sfidanti.al