U arrestua herën e parë, pasi ndodhi ngjarja, dhe më pas e lanë të lirë. Aminata Diallo u dyshua në atë kohë se organizoi rrahjen e Heira Hamrauit, shoqes së saj të ekipit te Paris SG, sepse donte t’i zinte vendin në formacion. Më pas, ky version u rrëzua dhe hetimet ishin që Hamraui u rrah nga dy burra të maskuar për arsye të një tradhëtie martesore, konkretisht sepse dyshohej të ishte e lidhur me ish-yllin e Barcelonës, Erik Abidal, dhe mendohej se gruaja e Abidalit mund të kishte organizuar gjithçka. Tashmë, policia franceze shkoi sërish në shtëpinë e Diallosë, që tashmë nuk është më futbolliste e PSG-së, duke e arrestuar dhe duke e detyruar që të paraqitet sërish në gjyq. Të shohim se çfarë provash të reja duhet të ketë policia.
Sfidanti.al