“I paracaktuari nga fati”, Kristjan Asllani ka luajtur vetëm 29’ tek Interi

Ku shkoi djaloshi 20-vjeçar që shkëlqeu tek Empoli fazën e parë të sezonit të kaluar dhe bindi plotësisht në fazën përgatitore? Kjo është pyetja e përsëritur që bëjnë mediat italiane, madje vetë prestigjiozja “La Gazeta delo Sport”. Kristjan Asllani erdhi tek Interi si një i paracaktuar nga fati për gjëra të mëdha me fanelën zikaltër, veçse trajneri Simone Inzagi e ka aktivizuar vetëm 29 minuta këtë edicion. Shumë pak për lavdërimet që mori, e ndoshta edhe për faktin se Interi me formatin e tanishëm nuk ka bindur edhe aq. Sipas të përditshmes milaneze, këtu ka ndikuar fillimi i vështirë i sezonit nga skuadra, ndonëse vlerësimi nga Inzagi mbetet. “Momenti im do të vijë”, – janë fjalët e Kristjanit që vazhdon të stërvitet me impenjim maksimal.

Sfidanti.al