Nuk mundi ta mbante më tej mbi kurriz këtë barrë. Shpëtim Duro nuk është më trajner i Flamurtarit, i dorëhequr pas disfatës së radhës me Skënderbeun dhe eleminimit nga Kupa e Shqipërisë. Humbja 0-2 brenda në Vlorë bëri që skuadra e Duros të dështonte në çdo objektiv deri tani, dhe specialisti tiranas e ndau mendjen

