Botafogo shkarkon Ancelotti-n

Botafogo ka shkarkuar Davide Ancelottin, djalin e trajnerit të Brazilit, Carlo, vetëm pesë muaj pasi mbërriti në Rio de Janeiro për punën e tij të parë si trajner i parë.

Tekniku 36-vjeçar, i cili punoi së bashku me të atin te Bayerni i Mynihut, Napoli, Evertoni dhe Reali i Madridit si asistent, dështoi të mbronte titujt e Botafogos në Copa Libertadores dhe ligën braziliane, duke e përfunduar sezonin në vendin e gjashtë, 16 pikë pas kampionëve Flamengo, dhe duke u eliminuar nga Copa Libertadores në raundin e 1/8-ve të finales.

Në një deklaratë, klubi brazilian deklaroi se vendimi u mor pas një sërë takimesh të mbajtura këtë mëngjes. Pasardhësi i tij nuk u emërua.