Cili e fitoi “Topin e Artë”: Mbreti i madh apo mbreti i vogël?

Mbreti i madh  dhe mbreti i vogël !Është një top në mes, që nuk dihet nëse është i fryrë apo i shfryrë. Nuk shkoka  mbreti i vogël tek mbretëria e të madhit, por vjen i madhi tek..i vogli. Ka ndodhur tamam në  atë që e quajmë me pompozitet “Topi i Artë.  Atje ku ndodh magjia më e madhe e futbollit tonë.

I shkreti futboll ! Edhe pse nuk po e gjejmë dot në fushë , duket prej floriri kur futet në sallë. Ka aq shkëlqim salla dhe njerëzit e “lumtur” të futbollit” duken si binjakë , sa të vjen për të qarë për kampionatin që lulëzon nga borxhet.  “Topi i Artë” kullon flori, dasma  e vitit , ku krushqit vijnw nga jashtw e nga brenda.Dhe ngado që hedh sytë  pikon lumturi dhe …hipokrizi!

Cili është mbreti i madh dhe cili është mbreti i vogël? Kryeministri Rama i pranishëm në “Gala” i ka hedhur batutën e radhës presidentit Duka: “ Do flas pak se jam në mbretërinë e Dukës..”  Dhe kaq mjaftoi dhe mbreti vogël ia ktheu të madhit: “ Sa herë që vjen më pyet sa mandate kam që jam në fronin e futbollit. Ai kërkon të ma kalojë mua..” Një moment fatlum, ku po të shikoje fytyrat e “njeriut të sallës” , dukej sikur ia kalonte nga ngazellimi edhe njeriut te ri qe krijoi partia…

Sfidanti.al