Flamurtari përjashton kapitenin Idriz Batha

Idriz Batha është përjashtuar nga Flamurtari. Klubi ka njoftuar vendimin për kapitenin, i cili në njoftim në rrjetin social Facebook shkruan:

“Deklaratë zyrtare: Për shkak të ngjarjes së paprecedentë të ndodhur gjatë seancës stërvitore të datës 17.12.2025, Flamurtari Football Club ndërpret në mënyrë të menjëhershme bashkëpunimin me lojtarin Idriz Batha. Për Klubin tonë fanella, respekti dhe disiplina janë mbi të gjitha!”

Batha pati një debat me Kristian Nunjez, ndërsa edhe u konfliktua më pas fizikisht. Klubi vendosi të largojë mesfushorin shqiptar, ku që prej gjashtë ndeshjesh qëndronte në stol pasi ishte i dëmtuar.

sfidanti.al