Vinsent Ibrahimoviç firmosi sot kontratën e parë profesionale me Milanin.17-vjeçari do vazhdojë me moshat e kuqezinjve ku aktivizohet si mesfushor.
Djali i Zlatan Ibrahimoviç u afrua te Milani në vitin 2022. Prej atëherë kontribuon për ato ngjyra. “Milani ka kënaqësinë të njoftojë se Vinsent Zlatan Seger Ibrahimoviç ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale.
Mesfushori, i lindur në vitin 2008, do të jetë pjesë e projektit Milan Futuro, një nismë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të rinj”, shkruhet në deklaratën e Milanit.
sfidanti.al

