Luis Suarez do ta vazhdojë karrierën e tij te Inter Miami. Klubi amerikan, i kurorëzuar së fundmi kampion i MLS-së, njoftoi marrëveshjen e re me uruguajanin në rrjetet sociale.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Atletico Madrid ka nënshkruar një kontratë deri më 31 dhjetor 2026. Suarez ka bërë 87 paraqitje për klubin e David Beckham, duke shënuar 42 gola dhe duke dhënë 29 asiste.
sfidanti.al

