Kthimi i shumëpritur si kundërshtar u bë, por ishte si “udhëtimi i Kanosës”. Zhoze Murinjos duhej t’i ndodhte pikërisht në “Stemford Brixh” që të pësonte humbjen më të rëndë si trajner në Premier Ligë, katastrofë 0-4 që ia shkaktoi ekipi numër 1 i zemrës së tij, Çelsi. “Speciali” jo më i tillë, u turpërua përpara
Seria A, Etrit Berisha ndalon Interin, humb vetëm Memushaj!
Humbje e Interit, parakalim i Atalantës ndaj tij, dhe paraqitje e mirë e shqiptarëve. Kjo është përmbledhja me një fjali e ndeshjeve në Serinë a. Etrit Berisha ishte si gjithmonë titullar për Atalantën, që mposhti interistët në Bergamo dhe i la pas në renditje. Portieri shqiptar bëri disa pritje, ndërsa nuk kishte asnjë faj në
Mançester Siti harron të fitojë, tre kryesues në Premier Ligë!
Për ndeshje të tilla thuhet se “ato nuk dolën drejt”. E tillë ishte kjo e Mançester Sitit që shpërdoroi një mundësi të madhe në Premier Ligë, duke dalë vetëm barazim në fushën e vet ndaj Sauthemptonit. Edhe pse pati një ditë më shumë pushim sesa kundërshtari (që luajti në Ligën e Europës), sërish skuadra e
Një “pacient i artë” për të mundur Nejmarin me shokë
Se sa vuan Argjentina kur nuk luan Leo Mesi, për këtë janë bindur të gjithë. Edhe ata që mendonin se “djaloshi i artë” luan pa magji kur vesh fanelën e përfaqësueses. Ka munguar 3 ndeshjet e fundit të ekipit të tij nacional dhe Argjentina ka vuajtur shumë për të bërë lojën karakteristike, e jo më
Dy futbollistë heqin “maskën” e Guardiolës
A dini se Guardiola nuk është më “bilbili” që këndon në veshët e futbollistëve! Marokeni Benatia, futbollist i Juventusit dhe ish-futbollist i Bajernit të Pep-it, ka treguar sekretin që nuk dihet: “ Kam luajtur 14 ndeshje nën drejtimin e Guardiolës dhe, besoj, se mjaftojnë për të dhënë një mendim. Me disa futbollistë të Bar[ës, ai
Alegri akuzon, por dhe premton: Juventusi nuk ndryshon asgjë!
Nuk dëshironte të dilte i mundur nga “San Siro” ndaj ish-skuadrës së tij, por Masimiliano Alegri është aq i zgjuar sa të përballojë goditjet. Juventusi i tij luajti mirë, madje edhe shënoi, por në Torino u kthye pa pikë. “Për ne nuk ndryshon asgjë, – thotë trajneri kampion, – më vjen keq për humbjen, por
Antonio Konte gjeti fajtorin..Murinjo!
Trajneri italian i Çelsit, Antonio Konte, e befasoi opinionin futbolldashës të Britanisë, kur për humbjet e veta me ekipin londinez fajësoi paraardhësin e tij, Zhoze Murinjo. Sipas tij, ekipi i Çelsit që ai, tani, drejton, ende po i vuan pasojat e dështimeve të vjetshme, kur në krye të tij ishte trajneri aktual i Mançester Junajtidit,
Lokateli i paracaktuar nga fati, Seria A e Milanit nis tani!
Të jesh i lumtur, por edhe i preokuptuar pas një fitoreje të tillë. Ja që kështu është Vinçenco Montela, trajneri më i vlerësuar i momentit në Itali. Skuadra e tij, Milani i rinisë dhe talentit, mundi kampionen Juventus, por “Aeroplanino” i shikon të dyja anët e medaljes. “Jam shumë i kënaqur që fituam, – tha
Një fakt negativ befasues për Barcelonën
Një fakt mjaft befasues, por, ndërkohë, mund të thuhet edhe negativ, zbuluan gazetarët sportivë në Angli lidhur me ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Mançester Sitit. Barcelona, sikurse dihet, fitoi bindshëm dhe thellë, 4-0, ndërkohë që Lionel Mesi bëri një kthim fantastik në fushë, duke shënuar tregolëshin e 13-të në karrierën
Dëmtimi i Iniestës, kapiteni i Barçës 6 deri 8 javë jashtë!
Nuk pësoi dëmtimin katastrofal që do ta linte deri 6 muaj jashtë futbollit, por gjithsesi, lëndimi në Valencia ishte i rëndë. Andres Iniesta do t’i mungojë Barcelonës për 6 deri në 8 javë, pasi kapiteni katalanas bëri vizitat urgjente mjekësore pas ndërhyrjes së ashpër ndaj tij në stadiumin “Mestaja”. Kjo do të thotë se numri