E pabesueshme: A e dini sesa ka shënuar Keini në shtator? 11 gola!

Sulmuesi i Totenhemit, Hari Kein, ndodhet në një formë të jashtëzakonshme. Qëkur kaloi muaji gusht, kur Keini, për herë të parë në karrierën e tij, nuk shënoi asnjë gol, ka pasur një “shpërthim” të vërtetë të këtij sulmuesi. Ai, gjatë shtatorit, ka luajtur, duke llogaritur klubin dhe përfaqësuesen angleze, në gjashtë ndeshje, duke shënuar plot 11 gola!

Viktima e tij e parë gjatë sezonit të ri ishte përfaqësuesja e Maltës, së cilës ai i shënoi dy gola. Po aq gola, Keini shënoi kundër Evertonit dhe Dortmundit, ndërsa i vetmi ekip që e ruajti të paprekur rrjetën nga ai, këtë muaj, ishte Suonsi, mbas të cilit Keini luajti kunër Uest Hemit dhe APOEL-it, duke shënuar tre gola. Viktimë e radhës e këtij sulmuesi “pjellor” ka shumë mundësi që të bëhet Hadersfildi, në stadiumin e të cilit do të luajë, këtë të shtunë, Totenhemi, gjatë muajit shtator. Me siguri që ky është një muaj që Keini nuk do të donte që të mbaronte kurrë!

Sfidanti.al