Është e vështirë që të jesh trajner u Realit të Madridit dhe këtë në “lëkurën” e vet e ndjen edhe Zinedin Zidane. As futbollisti legjendar francez dhe, aktualisht, trajner i ekipit “mbretëror”, nuk do të kursehet. Shkurt, atij mund t’i ndodhë ajo që u ka ndodhur më parë Ançelotit, Murinjos, Pelegrinit… Megjithëse presidenti i Realit, Florentio Perez, “betohet” për kokën e Zidnes, thuhet se, qysh tani, po mendohet për zëvendësimin e tij, nëse ky ekip gjigant madridas nuk fiton asnjë trofe gjatë këtij sezoni. Zidane, në fakt, ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa u fol për vazhdimin e saj, por starti i keq i Realit në Primerë e ka shtyrë nënshkrimin e saj. Sidoqoftë, edhe vetë Zidane e di se kontrata e re nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe, nëse ai nuk arrin objektivat e përcaktuar nga kryesia e klubit.
Pretendohet se Perezi synon që të sjellë në krye të ekipit të tij trajnerin gjerman, Joakim Lëv, një ide kjo e kahershme e presidentit të Realit. Lëvi fitoi Mondialin e fundit me Gjermaninë dhe do ta mbrojë titullin në Rusi, por, më vonë, ka mundësi që ta lejë “timonin” dhe t’ia lejë atë trajnerit të ri të Hofenhajmit, Nageleman, për të cilin ka treguar interes edhe Bajerni i Mynihut. Nga ana tjetër, sikure thuhet, Zidane ka një ofertë që të ulet në stolin e drejtim të Francës, kur të skadojë kontrata e Deshampit, verën e ardhshme. Me këtë rast, duhet të kihet parasysh deklarata e Ançelotit se te Reali, nuk mund të mbijetohet pa fituar trofe.
Sidanti.al