Ançeloti gazetarëve: Ne nuk mund t’i përballonim dot kundërsulmet e PSZH-së

Trajneri i Bajernit të Myninut, Karlo Ançeloti, u tha gazetarëve gjermanë mbas ndeshjes së Ligës së Kampioneve (LK) me PSZH-në se ata kot e kritikonin atë, për arsyen e thjehstë se ekipi i tij nuk kishte fuqi që të përballonte kundërsulmet e Paris Sen Zhermenit. Bajerni humbi 3-0 ndaj PSZH-së, ndërsa gazetarët e pyetën atë se përse ai kishte zgjedhur një formacion të tillë rreziku.

“Unë nuk mendoj se kisha zgjedhur një formacion rreziku.Mendova gjatë, se cili është formacioni më i mirë, me të cilin do të mund të luaja kundër PSZH-së, ndërsa e dija se do të më kritikonin, por unë, sidoqoftë, mendoj se formacioni i parë ishte ai që duhej. Ne, thjesht, nuk kishim fuqi që t’u bënim ballë kundërsulmeve të PSZH-së. Në pjesën e parë, ne e kontrolluam mirë ndeshjen dhe krijuam disa shanse, por, megjithatë, nuk ishim aq sa duhet të rrezikshëm dhe nuk ishim të ekuilibruar. Ata, gjatë të gjithë ndeshjes, luanin, duke kërkuar hapësirë për kundërsulmet, kurse ne nuk i kontrollonim dot ata”, vuri në duke Ançeloti.

Sfidanti.al