Leonardo rimerr rolin e trajnerit; do drejtojë Antalyasporin e Eto’o

Tashmë është zyrtare, Leonardo rikthehet në pankinë. Ish trajneri i Interit dhe Milanit do të jetë pjesë e kampionatit turk pasi do të drejtojë skuadrën e Antalyaspor. Ishte vetë klubi turk që e zyrtarizoi këtë lajm nëpëmjet një komunikate në profilin e tij në rrjetin social Tëitter. Leonardo, i cili ka qenë edhe në rolin e Drejtorit sportiv te Paris Saint Germain si dhe komentator televiziv do të gjeje të skuadra e Antalyaspor një emër të njohur me të cilin ka punuar disa vite më përpara. Bëhet fjalë për Samuel Eto’o me kamerunasin që është pjesë e skuadrës turke prej 2 vitesh, ndërkohë që bashkë me të luajnë edhe Nasri e Menez. Nuk do të jetë një avneture shumë e lehtë për Leonardon me skuadrën e antalyaspor që fitoren e parë në kampionat e regjistroi vetëm një ditë më parë me Ankaraspor 3-0 me gola të Eto’o, Nasri e Maicon, ndërkohë që në pankinë në rolin etrajnerit të përkohshëm ishte David Badia.

sfidanti.al