Ciçarito zbulon gënjeshtrën për Kristiano Ronaldon!

Javën e kaluar, Meksikën e goditi një tërmet i fortë, si pasojë e të cilit humbën jetën më shumë se 300 njerëz. Meksika pati nevojë për shumë ndihma që të ngrihet përsëri në këmbë, duke pasur parasysh dëmet e mëdha që shkaktoi tërmeti katastrofik. Mediumet spekuluan se midis atyre që dhanë ndihma, ishte edhe Kristiano Ronaldo.

Ronaldo, në fakt, dërgoi një mesazh simpatie për të dëmtuarit nga tërmeti, por nuk dha ndonjë para për ata, sikurse u shkruajt në media. Një gazear i “Foksit” shkroi se futbollisti portugez i kishte dërguar një milion euro Meksikës, por, menjëherë, u prononcua futbollisti i njohur meksikan, Ciçarito, që shkroi në profilin e tij në Twitter se Ronaldo nuk kishte dërguar asnjë para. Ronaldo dhe Ciçarito kanë luajtur bashkë një vit te Reali i Madridit, kur ai (Ciçarito) iu dha këtij të fundit si hua nga Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al