Hipoteza te besueshme: Ozili shkon tek Interi, Zhoao Mario vjen tek Arsenali?

Pjesëtari i përfaqësueses gjermane, Mesut Ozil, duket se do të largohet nga Arsenali, qysh janarin e ardhshëm, duke qenë se, tani, është bërë e qartë se ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin londinez. Për të, në fakt, është interesuar Zhoze Murinjo i Junajtidit, por, megjithatë, Vengeri nuk do t’ia japë Ozilin rivalit të tij më të madh. Një nga opsionet është që ai të largohet nga Anglia dhe të shkojë në Itali, ku për shërbimet e tij është mjaft i interesuar Interi, ndërsa ky i fundit është gati që të dërgojë në “Emirate” Zhoao Marion, që të marrë Ozilin.

Ky do të ishte një opsion ideal për të dy klubet, duke pasur parasysh se Luçiano Spaleti do që “të çlirohet” nga shërbimet e futbollistit portugez që nuk bën pjesë në planet e tij të së ardhmes. Ai kërkon një lojtar më kreativ që do t’i nxiste më shumë Ivan Perishiçin dhe Mauro Ikardin. Nga ana tjetër, Zhoao Mario do të ishte një opsion i mirë për Vengerin që synon të ripërtërijë mesfushën.

Sfidanti.al