Parashikimi i trajnerit Hansi Flik ishte për 14 ditë mungesë. Kaq duhej të mbetej jashtë skuadrës ylli kryesor i Bajernit, Robert Levandovski, por jo gjithçka është “sahat zviceran”, qoftë edhe tek një klub shembullor si ai bavarez. Levandovski u operua në dhjetor dhe pritej të nisej me skuadrën në Doha të Katarit për fazë përgatitore.

