Ndoshta Interi do të duhet t’i dërgojë ndonjë mesazh falenderimi apo ndonjë dhuratë. Lionel Mesi mund të ndikojë në mënyrë vendimtare që Lautaro Martinez të mos largohet nga klubi milanez, pasi kapiteni i Barcelonës dëshiron që në “Kamp Nou” të vijë Nejmari. Këto janë lajmet e fundit mediatike, ndërsa gjendja financiare e katalanasve nuk do ta lejonte që të merreshin edhe braziliani, edhe argjentinasi. Kartoni i Lautaros mund të arrinte në 112 milionë euro, sipas klauzolës, ndërsa për Nejmarin do të duheshin ndoshta 200 milionë, por gjithsesi Mesi mesa kuptohet e ka thënë fjalën e tij. Ai dëshiron të ketë sërish në krah yllin e Paris SG, që vlerësohet si i vetmi njeri që mund të quhet pasardhës i kapitenit. Barcelona dëshiron të bëjë përforcime të rëndësishme për të krijuar një skuadër të denjë për të fituar sërish Championsin, por edhe për t’iu përgjigjur rivalitetit të Realit të Madridit në Spanjë.
Sfidanti.al