Kilian Mbape është shënuesi më i mirë i Ligës së Parë të Francës me 18 gola, veçse të njëjtën kuotë rrjetash si ai ka edhe sulmuesi i Monakos, Uisam Ben Jeder. Numri 9 i skuadrës së Principatës, madje ka më pak gola të shënuar me penallti sesa kampioni i botës, dhe jo vetëm, kaq, por është edhe më efikas përsa i përket gjuajtjeve të tij. Është vetë adresa zyrtare e Ligës së Parë që jep statistikat, sipas të cilave, Mbape ka provuar 89 gjuajtje drejt portës këtë sezon, ndërsa Ben Jeder e ka bërë këtë vetëm 64 herë, duke qenë në vend të 9-të të kësaj renditjeje, me Mbapenë të parin. Po ashtu, Mbape ka pasur 48 gjuajtje në kuadrat, ndërsa Ben Jeder ia ka dalë 36 herë. Kjo do të thotë se ai ka shënuar në gjysmën e gjuajtjeve që ka futur në kuadrat. Jo më kot është thënë që Barcelona u interesua për të. Ka një statistikë, gjithsesi, ku Mbape është më i mirë, dhe kjo është për shtyllat pasi ka goditur 4. Po ashtu, kampioni i botës është më i kompletuar si lojtar, më i shpejtë, dhe shërben më shumë për shokët.
Sfidanti.al